Red Bull përgatit lëvizjen befasi

Formula 1

Red Bull përgatit lëvizjen befasi

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:56
Pamje nga gara

Pas deklaratës që piloti meksikan i Red Bull, Sergio Perez, tha se mund të mos rinovojë më, sot qarkullojnë lajme se një pilot britanik mund t’i zërë vendin që nga viti tjetër.

Perez ka ende edhe një vit kontratë me Red Bull, por mund të ketë surpriza të mëdha këtë dimër.

Ai që konfirmon gjithçka është ish-kampioni i botës në Formula 1, Nico Rosberg.

“Kam dëgjuar se Lando Norris do të ndryshojë makinë vitin tjetër.

Do të ketë disa ndryshime, po shkon për më lart”, tha gjermani për “Sky Sports”, pa dhënë detaje të tjera.

Lando Norris ka një kontratë deri në vitin 2025 me McLaren, por ajo kontratë nuk është e blinduar, pasi ka klauzola për ta lënë të lirë. Edhe Perez ka deklaruar se mund të shohë për alternativa të tjera vitin tjetër, ndaj gjithçka mund të ndodhë muajt në vijim.

Kështu, Max Verstappen mund të ketë një shok të ri skuadre vitin tjetër, një pilot britanik, që mund t’i krijojë disi më shumë problem në pistë. Në kahun tjetër, Mercedes konfirmoi kontratat e Hamilton dhe Russell deri në vitin 2025. Edhe te Ferrari, Leclerc e Sainz kane ende edhe një vit kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat