Në Maranelo dëgjohet për herë të parë zhurma e njëvendëshes SF-24

Formula 1

Në Maranelo dëgjohet për herë të parë zhurma e njëvendëshes SF-24

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 18:52
Pamje nga një garë

Një zhurmë speciale ka zgjuar të gjithë Maranelon mëngjesin e së mërkurës. Ferrari SF-24 ka ndezur për herë të parë motorin e ri me të cilin do të garojnë Lëklerk dhe Sainz në botërorin 2024.

Me një video të shkurtër por me intensitet të lartë emocional, Ferrari bëri botën të dëgjojë melodinë e motorit të ri të makinës së kuqe, të montuar në SF-24 që Charles Leclerc dhe Carlos Sainz do të drejtojnë në Kampionatin Botëror 2024 që starton në 2 mars, me garën në bahrein.

Moment solemn mëngjesin e së mërkurës kur rreth orës 10 në departamentin e montimit të automjeteve të skuadrës së kuqe, të gjithë dëgjuan zhurmën e motorit të ri.

Njësia e fuqisë së Ferrarit u ndez për herë të parë e montuar në SF-24, njëvendëshen që skuadra e Maranelos do të prezantojë më 13 shkurt, e me të cilën do të marrë pjesë në botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat