Hamilton: Të ardhmen e dua mes modës dhe kinematografisë!

Formula 1

Hamilton: Të ardhmen e dua mes modës dhe kinematografisë!

Më: 2 prill 2024 Në ora: 14:55
Lewis Hamilton

Lewis Hamilton ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka zbuluar qëllimet dhe të ardhmen e tij pasi ta mbyllë karrierën në Formula 1 me Ferrarin, me të cilin ka firmosur për t’u bashkuar pas këtij sezoni.

Piloti britanik u shpreh se është i vetëdijshëm që një ditë do u vijë fundi garave, ndërsa pas kësaj faze dëshiron që ta përqendrojë karrierën e tij në kinematografi dhe modë.

“Unë e kam kuptuar që nuk mund të garoj përgjithmonë, sapo të ndalem do të jem një person i lumtur.

Problemi i vërtetë është se dua të bëj gjithçka. Jam shumë ambicioz. Asgjë nuk është e pamundur, por për t’u bërë mjeshtër në diçka duhet shumë kohë. Nuk ka kohë të mjaftueshme për t’u bërë mjeshtër në të gjitha fushat.

Çfarë do të bëj pas garave? Mendoj se do të fokusohem te kinemaja dhe moda.

Sa për kalimin tim në Ferrari, ndoshta ishte një dëshirë më e pavetëdijshme, e lidhur me periudhën e parë të jetës sime, por ka qenë gjithmonë një qëllim i rëndësishëm për mua. Për momentin, megjithatë, dua ta çoj Mercedesin në potencialin e tij të plotë këtë sezon”-deklaroi Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat