E premte, 26 prill 2024
  • Për vitin 2019, është shpallur fituese një foto ku shfaqet një gazelë teksa kalon në dunat e rërës në shkretëtirë. Ky cilësohet imazhi më i bukur në konkursin e fotografive të natyrës.

    Shoqëria Ndërkombëtare e Fotografive Natyrore, njoftoi rezultatet e konkursit vjetor këtë javë. Për të ardhur në këtë vendim, gjyqtarët patën kohë mjaftueshëm pasi fotot qëndruan në një ekspozitë të hapur për një kohë të gjatë.

    Imazhi fitues u fotografua nga një helikopter që fluturonte mbi shkretëtirën e Namibit, nga fotografi Princi Eleazer, nga Pensilvania, SHBA. Në galeri keni disa prej fotografive më të veçanta të shkrepura në natyrë. 

1 / 7