E premte, 26 prill 2024
  • Këto çanta me guaska janë gjithçka që ju duhet për t'u dukur trendy tani në verë

    Vera është e pamundur të mos lidhet me plazhin dhe me elementët që na i kujtojnë atë, si për shembull guaskat. Nga varëset, që ishin trendi i verës së kaluar, këtë vit guaskat do t`i shohim edhe te çantat. Në fakt, guaskat ishin kudo në koleksionet pranverë-verë 2019 të markave të njohura. Prania e tyre këtë verë është e pashmangshme. Nëse doni të dukeni trendy këtë sezon gjithçka që ju duhet është një çantë kashte me guaska. Kombinimi i kashtës me guaskat nuk ka si të mos të të sjellë ndërmend plazhin dhe ditët e bukura të verës.

    Por, këto çanta janë perfekte jo vetëm për në plazh dhe përditshmëri, por edhe për raste të veçanta si dasmat, ku do t`i shtojnë pamjes suaj një prekje boho. Më poshtë po ju sjellim disa modele çantash me guaska që do t`ju fiksojnë.

1 / 10