E hënë, 23 nëntor 2020
  • ‘Pishina e Qiellit’ e para në botë mbi qytetin e Londrës

    E mbani mend pishinën fantastike që duhej të hapej këtë verë në Londër, por u vonua, pas gjithë ngjarjeve të vitit 2020?

    Do të hapet, por thjesht një kohë më vonë se sa ishte planifikuar fillimisht. Ndërsa data e saktë ende nuk është konfirmuar, thonë se njerëzit do të jenë në gjendje ta vizitojnë atë në pranverë.

    Pishina mbresëlënëse e gjatë 25 metra mbi tokë, është ndërtuar midis dy ndërtesave në Kopshtet e Ambasadës, një lagje e re banimi në Nine Elms, Vauxhall.

    Për momentin, punët e ndërtimit të saj janë duke përfunduar me shpresën për ta hapur atë për publikun brenda pak muajsh.

1 / 6