E diel, 28 prill 2024
  • Arsyet pse ky vend ka ylberët më të bukur në planet

    Ka një vend në Tokë që mund të konsiderohet si vendi i magjisë dhe mrekullisë së ylberëve – dhe shkenca e vërteton këtë.

    Steven Businger, një shkencëtar atmosferik, publikoi një stubim se pse Hawaii është vendi me ylberët më të mrekullueshëm në planet. "Rëndësia kulturore e ylberëve pasqyrohet në gjuhën e Hawaii-t", thotë autori, shkencëtar atmosferik në Universitetin në Manoa, “e cila ka shumë fjalë dhe fraza për të përshkruar larminë e tyre.”

    Përbërësit kryesorë për ylberët janë shiu dhe rrezet e diellit. Për ta përmbledhur procesin shkurtimisht, drita hyn në një pikë uji, reflekton nga brendësia e pikës së përmendur, përkulet ndërsa kalon nga ajri në ujin më të dendur, ndahet në gjatësi vale përbërëse, që shfaqen si ngjyra të ndryshme dhe voila: një ylber.

    Vendndodhja e Hawaii-t në Paqësorin subtropikal do të thotë se modeli i përgjithshëm i motit është i dominuar nga erërat, rreshje të shpeshta shiu dhe qiej të pastër - kushtet e përsosura për formimin e ylberit.

1 / 6