E enjte, 06 maj 2021
  • Gërsheta me stil? Disa ide për flokët pa shkuar te floktari

    Veshja, këpucët, aksesorët e tjerë kompletues të saj marrin vëmendje maksimale. Modeli i flokëve bëhet një “shqetësim” më vete dhe dilema se si duhet ti mbajmë na harxhon vërtet kohë deri sa të vendosim për zgjedhjen përfundimtare.

    Ne ju japim disa sugjerime sesi mund të dukeni bukur pa shpenzuar para dhe orë të tëra te floktari. Janë modele të thjeshta të cilat mund t’i realizojë çdo femër.

    Gërshetat kanë qenë trend këtë vit dhe shumë të preferuara nga yjet e skenës. Zgjidhni një model gërsheti dhe kërkoni ndihmën e motrës apo gjyshes për ta realizuar.

    Modeli klasik i topuzit lart apo poshtë mbetet gjithnjë një zgjedhje elegante. Ondet gjithashtu mund të jenë një alternativë e mirë.

    Ajo që vlen më tepër është të ndiheni mirë me veten, e bukur dhe atë që ju besoni edhe do ta reflektoni.

1 / 11