Shpenzon 30 mijë funte për ta shndërruar aeroplanin në një sallon luksoz të bukurisë - Bota Sot
E enjte, 06 gusht 2020
  • Shpenzon 30 mijë funte për ta shndërruar aeroplanin në një sallon luksoz të bukurisë

    Një grimere profesioniste ka arritur ta hap sallonin e saj të bukurisë brenda një aeroplani të vjetër.

    Amber Scott 25-vjeçe nga Carluke, Lanarkshire, ka arritur ta shndërroi aeroplanin e prodhuar në vitin 1957 të tipit CV-440 në një sallon luksoz të bukurisë. Ajo i ka shpenzuar 30 mijë funte në renovimin e fluturakes të cilën e shndërroi në sallon luksoz të bukurisë, i cili ka hapësirë të mjaftueshme edhe për katër grimere tjera, dy parukiere dhe dy teknike të pedikyrit.

    Prindërit e Amber, Andrew dhe Tricia e kishin blerë aeroplanin e vjetër dhjetë vite më parë për 25 mijë funte, dhe mendonin ta shndërronin në një bujtinë. Por, edhe pse u kushtoi mbi 20 mijë funte për ta transportuar nga Conventry në Skoci, ata kurrë nuk kishin arritur ta rinovojnë, dhe kështu gjatë 10 viteve të fundit kishte qëndruar i parkuar në oborrin e shtëpisë. Por, Amber ka arritur ta realizoi ëndrrën e saj të kamotshme, duke e shndërruar fluturaken që e kishin blerë prindërit e saj në një sallon luksoz të bukurisë. 

1 / 20