Asensio mungon në finalen e Kupës së Botës për klube

Futboll

Asensio mungon në finalen e Kupës së Botës për klube

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:01
Marco Asension

Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Santiago Solari.

Lëndimi që ka pësuar në muskul, do ta lërë Marco Asension jashtë ndeshjes finale të Kupës së Botës për klube, që Reali e zhvillon nesër ndaj skuadrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Al Ain.

Këtë lajm e konfirmon klubi në faqen zyrtare, derisa nuk potencohet se sa do të qëndrojë jashtë fushave Asensio.

“Pas testeve të kryera nga mjekët e skuadrës kemi kuptuar që Marco Asensio ka një lëndim të shkallës së dytë në muskulin e këmbës së djathtë”, thuhet në njoftim.

Real Madridi kërkon trofeun e tretë rresht të Botërorit të klubeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat