Spektakël në Liverpool, 8 gola dhe shkëlqimi i Tottenhamit

Futboll

Spektakël në Liverpool, 8 gola dhe shkëlqimi i Tottenhamit

Nga: Kemajl Goca Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 18:47
Spektakël në Liverpool, 8 gola dhe shkëlqimi i Tottenhamit

Ndeshje spektakolare në stadiumin “Goodison Park” në Liverpool, ku ishin tubuar 39 319 shikues, u fascinuan me lojë e tetë gola, secili më i bukur se tjetri. Ndeshje për t’u mbajtur mend dhe një shkëlqim i Tottenhamit, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Evertonit. Sulmuesi Harry Kane me shokë ka qenë i papërmbajtshëm për Evertonin dhe e shkatërroi me gola. Gjithçka u pa në pjesën e parë kur spursat brenda pak kohe përmbysën gjithçka, për faktin se vendasit kaluan në epërsi me golin e Walcott në minutën e 21-të.

Një gabim i kushtoi shumë Evertonit dhe Son Heung-Min nga një pozitë si anash goditi bukur, duke shënuar supergol dhe 1:1. Pas tre minutave Alli shënon për 1:2 dhe në minutën e 42-të, Kane thellon epërsinë në 1:3. Në pjesën e dytë, e njëjta kopje sikurse ajo e para.  Në minutën e 48-të, Eriksen nga rreth 20 metra shënon gol në këndin e majtë të vendasve dhe 1:4.

Në minutën e 51-të,  Sigurdsson ngushton rezultatin në 2:4, por kjo ishte tëra, sepse Tottenham shënoi edhe dy herë përmes trimave të kësaj sfide Son Heung-Min (61’) e Kane (74’). Pas 18 javëve në Premier League Tottenham renditet në vend të tretë me 42 pikë, 6 me pak se lideri Liverpooli dhe Everton është në pozitën e 11-të me 24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat