Milan po e transferon yllin që e duan shumë skuadra

Futboll

Milan po e transferon yllin që e duan shumë skuadra

Më: 25 dhjetor 2018 Në ora: 07:59
Milan

Milan duket se do të ketë shumë punë në afatin e janarit.

Milan dëshiron t’i bëjë disa transferime në afatin e dimrit, duke ditur formën e dobët të tyre.

Skuadra italiane po tenton ta forcoj fazën ofanzive, ku dëshiron t’i marrë shërbimet e Hirving Lozanos, përcjell “lajmi.net” nga ‘Tuttosport’.

Milan ka kohë që po e ndjek yllin e PSV-së, andaj janë bindur nga cilësitë e tij dhe duan ta transferojnë.

Lozano ka kontratë me skuadrën holandeze deri në vitin 2023, ndërsa agjenti i tij, Mino Raiola, po i ndihmon rosonerët në marrëveshje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat