Dy lojtarët e Gironas dërgohen në spital

Futboll

Dy lojtarët e Gironas dërgohen në spital

Më: 25 prill 2024 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Një moment i keq për Girona, klubi spanjoll që po lufton për kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, gjatë seancës së fundit stërvitore të klubit katalanas, dy lojtarë, Juanpe dhe Yan Couto janë përplasur kokë më kokë.

Për këtë arsye, seanca stërvitore u pezullua dhe të dy u transportuan në spital për kontrolle, edhe pse duket se nuk ka vend për shqetësim madhor.

Në pritje të rezultateve instrumentale, të dy do të konsiderohen praktikisht jashtë për ndeshjen e radhës kundër Las Palma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat