Mesi: Rivaliteti me Ronaldon ishte i shëndetshëm

Futboll

Mesi: Rivaliteti me Ronaldon ishte i shëndetshëm

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 01:20
Leo Messi

Rivaliteti me Kristiano Ronaldon ishte i shëndetshëm dhe shumë i mirë për fansat, ka thënë Lionel Mesi lojtari i “Barcelonës” i cili në “La Ligën” spanjolle kishte qenë rival me portugezin që nga viti 2009.

Ronaldo këtë verë kaloi në “Juventus” dhe në një intervistë i bëri thirrje Mesit që t’i bashkëngjitet në ligën italiane të “Seria A”.

Mirëpo, argjentinasi nuk pati një koment për ftesën e Ronaldos.

Para se Luka Modriç të fitonte këtë vit topin e artë, ky titull i lojtarit më të mirë në botë për 10 vite kishte qenë monopol i Mesit dhe Ronaldos.

“Kur kuptova se kush ishte nominuar, e dija që nuk kisha gjasa të fitoja për vitin 2018”, tha Mesi në lidhje me këtë trofe prestigjioz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat