Shaw: United ka ndryshuar shumë me Solskjaer, ja si e mora vesh për shkarkimin e Mourinho-s

Futboll

Shaw: United ka ndryshuar shumë me Solskjaer, ja si e mora vesh për shkarkimin e Mourinho-s

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 20:43
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka bërë ndryshme të mëdha që kur zëvendësoi Jose Mourinho-n në stolin e Manchester United, thotë mbrojtësi Luke Shaw. 

Ish-sulmuesi Solskjaer është emëruar trajneri i përkohshëm Djajve deri në fund të sezonit dhe ka marrë dy fitore në po aq ndeshje duke shënuar tetë gola. 

Shaw, i cili është kritikuar publikisht nga Mourinho më shumë se një herë, ka qenë një nga lojtarët më të mirë të United këtë sezon dhe mendon se Solskjaer ka pasur një impakt të menjëhershëm te lojtarët që po luanin keq nën drejtimin e trajnerit të vjetër. 

“Mendoj se mund ta shihni nga jashtë se sa shumë kanë ndryshuar gjërat në një kohë kaq të shkurtër,” shprehet Shaw për Sky Sport. 

“Ai është një trajner pozitiv, ai e di se për çfarë ka nevojë klubi dhe gjithashtu se çfarë duan tifozët. Ai sjell mentalitetin sulmues në Old Trafford. Jam i sigurt se tifozët do ta vlerësojnë po aq shumë sa ne lojtarët. 

“Si e mora vesh shkarkimin e Mourinho-s? Ma tha e dashura. U zgjova në mëngjes, bëra një dush dhe ajo erdhë për të më dhënë. Nuk e dija nuk e pashë celularin atë moment. Kështu e mora vesh...nga e dashura.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat