Manchester City-Liverpool, a do të nisë "stafeta" e titullit në Premier League?!

Futboll

Manchester City-Liverpool, a do të nisë "stafeta" e titullit në Premier League?!

Më: 3 janar 2019 Në ora: 13:20
Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola

Sonte, ora 21:00, Manchester City do të presë kryesuesit e Liverpool-it në stadiumin "Etihad", në ndeshjen më të madhe të sezonit të Premier League.

Skuadra e Pep Guardiolës ka rënë në vendin e tretë, pas humbjeve shokuese me Chelsea, Crystal Palace dhe Leicester, ndërkohë që "Reds" kanë marrë një nxitje edhe më të madhe për kreun. 

Ata e shohin përplasjen e mbrëmjes së sotme me kampionët e Anglisë në fuqi si mundësi për t'u afruar më tepër me titullin, nëse regjistrojnë fitore në Manchester.

Liverpool ka një shans për të shkuar nëntë pikë përpara ndjekësve, me një fitore. Megjithatë, edhe e kundërta, fitorja e Guardiolës, do ta shohë Liverpool-in të mbetet katër pikë përpara "qytetarëve". 

Fernandinho pritet të fillojë si titullar. Kevin De Bruyne përballet me një test të vonuar të aftësisë fizike, pas rimëkëmbjes nga një dëmtim afatgjatë në gju, ndërsa Ilkay Gundogan dhe Leroy Sane kanë dhënë "dritë jeshile".

Formacioni i mundshëm i Manchester City: Ederson; Walker, Stones, Laporte; Danilo; B.Silva, Fernandinho, D.Silva; Sterling, Aguero, Sane.

Sa iu takon mysafirëve, mbrojtësit Joe Gomez dhe Joel Matip janë përjashtuar nga përplasja në "Etihad" për shkak të lëndimit, ndërsa James Milner është në dyshim, pas humbjes së ndeshjeve kundër Newcastle dhe Arsenal.

Alberto Moreno është një opsion në të majtë, edhe pse nuk ka gjasa që të zhvendosë nga ai pozicion Andy Robertson. Alex Oxlade-Chamberlain pritet të kthehet në trajnim pas një rimëkëmbjeje afatgjatë nga dëmtimi. 

Formacioni i mundshëm i Liverpool: Alisson: Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Wijnaldum; Salah, Firmino, Mane.

Prognoza e ndeshjes
Liverpool ka gjithçka për të shkuar në "Etihad" të enjten në mbrëmje plot besim, pas shkatërrimit 5-1 që i bëri Arsenalit, pak para fundit të vitit 2018.

Skuadra e Jurgen Klopp ka qenë në formë të shkëlqyer në Premier League javët e fundit, duke regjistruar nëntë fitore radhazi. Fitorja e 10-të mund të vijë kundër kampionëve të sezonit të kaluar.

Manchester City ka pësuar tri humbje në pesë ndeshjet e fundit, të cilat u zhvilluan në muajin dhjetor, ndaj presioni do të jetë mbi të. Sonte, "qytetarët" do të dëshmojnë nëse janë në gjendje të vazhdojnë të sfidojnë për titullin, apo jo. Edhe një fitore kundër "Reds", do t'i pozicionojë ata vetëm të dytët në renditje, mbi Tottenham Hotspur.

Shtatë pikë i ndanë dy skuadrat përpara përballjes direkte. Liverpool ende e ruan ecurinë e vet të përsosur, si skuadra e vetme e pamposhtur në këtë sezon, në Premier League.

Një fitore për "Reds" do të ishte me shumë peshë për Liverpool, që është vënë në ndjekje të titullit të parë që nga viti 1990. Kjo ndeshje do të shënojë pothuajse një vit, që kur skuadra e Klopp e ndali në ecurinë e pabesueshme Guardiolën dhe të tijtë në sezonin e kaluar, në Premier League, në "Anfield".

Megjithatë, të enjten në mbrëmje, narrativa mund të kalojë edhe në anën e Manchester City, që mund të bëhet skuadra e parë për t'i dhënë fund ecurisë së pamposhtur të "Reds", ndonëse lojtarët si Mohamed Salah, Roberto Firmino dhe Sadio Mane shënuan të gjithë kundër Arsenalit, në "Anfield", në sfidën e tyre të mëparshme.

Kapiteni i Manchester City, Vincent Kompany, refuzoi të pranojë humbjen, e cila do ta detyronte skuadrën e tij të "dorëzonte" titullin. Ai iu tha gazetarëve: "Ne kemi rikuperuar tetë pikë distancë në gjashtë ndeshje, në të kaluarën. Unë nuk jetoj me atë skenar në kokën time, se çfarë ndodh nëse mundemi. Ky është momenti për t'u përballur me situatën". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat