Juventusi refuzon Milanin

Futboll

Juventusi refuzon Milanin

Më: 4 janar 2019 Në ora: 17:42
Moise Kean

Kuqezinjtë kanë marrë një tjetër përgjigje negative për të përforcuar sulmin.

Milani prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, teksa në skuadër ka vetëm dy, Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutronen.

Deri më tani drejtuesit e Milanit, janë refuzuar nga Zlatan Ibrahimoviq dhe Luis Muriel të cilët nuk kanë pranuar të transferohen në “San Siro”. 

Por së fundmi ata kanë marrë një tjetër përgjigje negative. Këtë herë nga Juventusi, ku drejtuesit bardhezi kanë refuzuar për të hyrë në negociata për talentin, Moise Kean.

Milani thuhet të ketë bërë një ofertë për talentin, për një huazim gjashtë mujor me të drejtë blerje, por Juve ka refuzuar atë. Tashmë, dyshja Leonardo-Maldini, duhet të gjejnë një tjetër lojtar që do të mund të përforcojë ekipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat