FSHF ankohet per milionat që nuk jep qeveria

Futboll

FSHF ankohet per milionat që nuk jep qeveria

Më: 6 janar 2019 Në ora: 14:09
FSHF ankohet per milionat që nuk jep qeveria

Stadiumi i ri kombëtar, që po ndërtohet mbi legjendarin "Qemal Stafa", duket se po bëhet "mollë sherri" dhe reklamë për zgjedhje.

Nga njëra anë Federata Shqiptare e Futbollit ankohet se qeveria shqiptare nuk mban premtimin dhe nuk i jep disa milionë euro sipas marrëveshjes, duke njoftuar për këtë edhe UEFA-n, që para pak ditësh dërgoi në Tiranë një nga personat më të rëndësishëm të saj.

Në krahun tjetër, kryeministri Edi Rama nuk reagon për këtë çështje dhe si zakonisht përdor rrjetet sociale për të reklamuar arritjet e mëdha të tij dhe të qeverisë.

Me sa duket, edhe stadiumi i ri është një mënyrë e mirë për reklamë dhe në Instagram Rama mburret me "Kryevepër inxhinierike, strehë e varur e prodhuar në vend, 7000 ton strukturë çeliku". Ndoshta Juventusi do bëhet xheloz, shkruan Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat