Lionel Messi ka një kërkese për situatën e Sala

Futboll

Lionel Messi ka një kërkese për situatën e Sala

Më: 25 janar 2019 Në ora: 17:17
Lionel Messi

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, ka publikuar një fotografi të Emiliano Sala në Instagram, dhe ka kërkuar që vazhdimet për gjetjen e tij të vazhdojnë.

“Përderisa është një shans, një fije shprese, ne iu lutemi që të mos ndaloni së kërkuari për Emilianon”, ka shkruar Messi mbi fotografinë e Sala.

Kërkimi për sulmuesin argjentinas, i cili u transferua te klubi i Premierligës javën e kaluar, dhe pilotin përfundoi të enjten, pasi që policia e Guernsey vendosi të mos e vazhdojë këtë proces për shkak se nuk gjeti asnjë shenjë të aeroplanit gjatë tri ditëve të kërkimit.

Aeroplani me të cilin Sala po udhëtonte nga Nantes në Cardiff u zhduk të hënën në mbrëmje, pasi e humbi kontaktin me qendrën Casquets për kontrollin e trafikut ajror, rreth 13 kilometra larg ishullit Guernsey të Britanisë së Madhe.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat