Reprezentuesi i Kosovës çon në këmbë Anglinë

Futboll

Reprezentuesi i Kosovës çon në këmbë Anglinë

Më: 26 janar 2019 Në ora: 19:30
Bersant Celina

Futbollisti Bersant Celina po kalon një sezon të mirë te Swansea që pas transferimit 4 milionë euro nga Manchester City.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar katër gola këtë sezon në Championship (kategoria e dytë angleze), duke përgatitur edhe katër të tjerë.

Në sfidën e së shtunës ndaj Gillingham, të vlefshme për fazën e 1/16-ave të FA Cup, Celina ka shënuar një perlë të vërtetë nga rreth 25 metra distancë.

Swansea e fitoi 4:1 takimin, duke kaluar në 1/8-at, teksa goli i Celinës ka vulosur fitoren për vendasit në minutën e 73-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat