Gjimshiti tregon si e ndaloi Ronaldon dhe suksesin ndaj Juventusit

Futboll

Gjimshiti tregon si e ndaloi Ronaldon dhe suksesin ndaj Juventusit

Më: 31 janar 2019 Në ora: 10:38
Cristiano Ronaldo dhe Berat Gjimshiti

 

Berat Gjimshiti e komenton me shumë entuziazëm suksesin e Atalantës në Kupës e Italisë ndaj Juventusit. Ai ishte protagonist në fushën e lojes, duke ndalur një emër të madh si Cristiano Ronaldo. 

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare vlerëson paraqitjen e skuadrësnë tërësi.

"Jam shumë i kënaqur, edhe pse pse kurrë nuk i tregoj emocionet. Zhvilluam një ndeshje të madhe kundër skuadrës më të fortë të Italisë. Kemi mësuar nga gabimet e kryera ndaj Romës dhe u munduam të jepnim maksimumin. Arritëm të fitonim të gjithë bashkë dhe jemi shumë të lumtur", shprehet ai.

Gjimshiti e mbyll deklaratën, duke analizuar formën e tij në rritje.

"Kampionati nuk nisi mirë për mua, por tani jam shumë i lumtur dhe po më japin besim. Do të bëj gjithçka për t’ia shpërblyer trajnerit ne fushe."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat