Isco do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit.
Mesfushori spanjoll ka humbur vendin e titullarit te madrilenët dhe do të shitet në verë.
Manchester City i Pep Guardiolas ka kohë që po e kërkon transferimin e mesfushorit spanjoll, andaj do të tentojë ta transferojë atë.
Skuadra angleze është e gatshme që të paguajë 75 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Iscos.
26-vjeçari ka kontratë me “Mbretërit” deri në vitin 2022.