Real Madrid është duke planifikuar që të bëjë disa transferime të mëdha në këtë verë.
Real Madrid ka disa emra në listën e tyre të transferimeve, andaj shpreson t’i realizojë.
Skuadra spanjolle ka kohë që po e ndjek transferimin e Eden Hazard, por që Chelsea kishte refuzuar ta shiste.
Por, situata e krijuar në klubin londinez, ka bërë që Real Madrid të ketë një vetëbesim edhe më të madh se do ta transferojë shumë lehtë belgun.
Humbja 6 me 0 nga Manchester City në fundjavën e kaluar, ka bërë që situata në kampin e bluve të përkeqësohet edhe më shumë, andaj madrilenët janë të bindur se mund ta transferojë Hazardin me lehtësi në verë.