Komisioni Disiplinor e dënoi me 1500 euro, do të shkriheni së qeshuri me reagimin e Ismet Munishit

Futboll

Komisioni Disiplinor e dënoi me 1500 euro, do të shkriheni së qeshuri me reagimin e Ismet Munishit

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 23:15
Ismet Munishi

Ismet Munishi ka reaguar në Facebook pas vendimit të Komisioni Disiplinor për ta dënuar me 1500 euro.

Komisioni Disiplinor e ka dënuar trajnerin e KF Vëllaznimi, Ismet Munishi, me një shumë të hollash prej 1500 eurove.

Ky vendim erdhi pas veprimeve të Munishit në ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovës mes Vëllaznimit dhe Dritës, e zhvilluar me 10 shkurt në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

“Ismet Munishi, trajner i klubit të futbollit “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova  me licencë UEFA “A“ 0282 për largim nga bankina (reagime ndaj vendimeve të gjyqtarëve  të ndeshjes), dënohet me të holla në shumë prej; 1500  euro (njëmijë e pesëqind) në bazë  të Rregullores Disiplinore neni  40 paragrafi 1 pika  3 dhe neni 10 paragrafi  3”, bëri të ditur FFK-ja.

Federata e Futbollit të Kosovës i ka shqiptuar këtë vendim me një afat pagese deri në 15 ditë dhe ka të drejtë ankese në afat kohor prej tetë ditësh.

Me t’u mësuar ky lajm, Ismet Munishi ka reaguar në llogarinë zyrtare në rrjetin social, Facebook.

Ai e ka pritur me shumë humor këtë vendim të Komisionit Disiplinor.

“Me këtë dënim i fitoj 150 mijë euro nga Libri i rekordeve, Ginis. Jam në fitim 148500 euro, duke mos i llogarit zhiletat”, shkruan ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat