Skuadra e futbollit Gjilani ka prezantuar futbollistët nga Bregu i Fildishtë! Gjilani finalizon marrëveshjen me dy futbollistët Keita Aziz dhe Keita Raza.
“Klubi i futbollit Gjilani ditën e sotme ka arritur të finalizoj marrëveshjet me dy futbollistët nga Bregu i Fildishtë, bëhet fjalë për Keita Aziz dhe Keita Raza.
Dy vëllezërit 22 - vjeçar, sot në zyret e SC Gjilanit kanë nënshkruar kontratë me skuadrën tonë, ku do ta përfaqësojnë skuadrën tonë deri në Qershor të vitit 2021”, bëhet e ditur nga Klubi. Gjilani të shtunën mposhtet me 3:1 nga rivali i përbetuar Drita. SC Gjilani renditet në vend të katërt me 27 pikë pas 18 jave në elitën e futbollit të Kosovës.