Ish futbollisti serb, Dushan ‘Dule’ Saviq, pa fije turpi këndon këngë çetnike. Shovenisti serb pa pikë marre këndoi edhe këngën që i kushtohet çetnikut Drazha Mihajlloviq: “Deti thyen një barkë deti’.
I gjithë ky inati, i gjithë idiotizëm i Saviqit ka të bëjë kur para pak ditëve në Split disa qytetarë kishin sulmuar disa provokues, vaterpolist të Cërvena Zvezdës nga Beogradi, që kishin shpalosur në qytet fanellat e Zvezdës, bile njëri nga ta kishte kërcyer në deti.
Saviq harron se ushtria, milicia dhe paramilitarët serb kanë kryer krime të rënda në vitet e 90-ta, si në Kosovë, si në Bosnjë, si në Kroaci! Ai duhet të dënojë krimet serbe dhe jo të merret me kësi lloj idiotizma! Ish lojtari i Zvëzdës ka 63 vjeç.