Flamuri i Kosovës dhe i Serbisë në një dhomë, kallet, kallet...

Futboll

Flamuri i Kosovës dhe i Serbisë në një dhomë, kallet, kallet...

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 10:54
Flamuri i Kosovës dhe i Serbisë në një dhomë, kallet, kallet...

Kallet atmosfera pas ndeshjes Dinamo Zagreb – Plzen, pasi që skuadra kroate e ka siguruar kalimin në të tetën e finales së Europa League në futboll. Dinamo në Çeki kishte humb me 2:1 nga Plzeni, por mbrëmë në stadiumin në “Maksimir” triumfoi me 3:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 4:2 kualifikohen më tej. Cila ishte e veçanta?

Pas ndeshjes futbollistët e Dinamos festuan kualifikimin, ku në teshatore ishin lart Flamuri i Kosovës dhe i Serbisë. Pra në një vend Flamuri ynë dhe ai serb, por edhe të tjerë flamuj. Te skuadra e Dinamos luan reprezentuesi i Kosovës Amir Rrahmani dhe ai e ka vënë aty Flamurin dhe serbi Komnen Andriç me Flamurin e Serbisë.

“Dinamo është një mjedis shumë-etnik. Këtë sezon, për ekipin kroat luajnë francezë, spanjollë, boshnjakë, iranianë, nigerianët, shqiptarët nga Kosova dhe serbët”, shkruan “Kurir’, maje ky medium shovenist shkarravit me fjalorin e ndytë Kosovo i Metohije!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat