"Policia e Shtetit është bërë private”

Futboll

"Policia e Shtetit është bërë private”

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:44
"Policia e Shtetit është bërë private”

“Policia e Shtetit është bërë private”. Është ky denoncimi që bën klubi i Laçit përmes presidentit Pashk Laska. Duke folur për “Panorama Sport” në lidhje me sigurinë në stadiume, kreu i klubit kurbinas, i cili është pjesë e futbollit prej afro dy dekadash, tregoi edhe një rast kur është vepruar me dy standarde gjatë këtij sezoni.

“Për mendimin tim, Policia Shtetit është bërë private. E them këtë, sepse kur dëshiron, futet në stadium, ndërsa kur nuk i pëlqen, nuk  ” futet”, thotë fillimisht Laska, për të ilustruar më pas edhe rastin që ka ndodhur gjatë këtij sezoni në ndeshjen Laçi-Partizani, e vlefshme për kampionat.

“Po marr një shembull konkret në ndeshjen Laçi-Partizani, ku policia dhe FNSH-ja ishin prezente në stadium dhe bënë mirë. Por, nuk është normale të punohet me dy standarde, ku njëri trajtohet si i nënës dhe tjetri si i njerkës. Prandaj, dhe unë po e quaj policinë private”, deklaroi Laska.

Ndërkohë, vlen për t’u theksuar se gjatë këtij sezoni nuk ka pasur incidente në stadiumin e Laçit, që është konsideruar gjithnjë si një impiant i nxehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat