Durmishaj shpërthen në lot

Futboll

Durmishaj shpërthen në lot

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 14:36
Durmishaj shpërthen në lot

Panioniosi i Fiorin Durmishaj u eliminua mes polemikash nga Kupa e Greqisë. Skuadra e shqiptarit u mposht me rezultatin 4-2 nga PAOK-u pas 120 minutash. Sfida e parë përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të Panioniosit, teksa kualifikimi u vendos nga një penallti e dyshimtë në minutën e 119-të.

Në momentin e shënimit të golit nga penalltia e dyshimtë, futbollistët miq nuk pranuan ta nisni topin nga qendra, në shenjë proteste, për padrejtësinë që iu bë. Një skenë e pazakontë, me topin që nuk e prekte askush, teksa ishin futbollistët e PAOK-ut ata që u detyruan ta nisnin.

Durmishaj nuk i ka kursyer as lotët në këtë moment, duke duartrokitur në mënyrë ironike për vendimet tendencioze të gjyqtarit. Ndërkohë në prononcimin pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar u shpreh:

“Kemi dhënë 100% tonë, ndoshta edhe diçka më shumë se kaq. Unë dua të them se jam shumë krenar me këtë ekip dhe me shokët e skuadrës. Pasi barazuam me rezultatin 2-2, besuam shumë te kualifikimi. Nuk mendoj se ishte një penallti ajo e PAOK-ut. Jam shumë i turpëruar për atë që po ndodh te futbolli grek. Ishte dikush që kërkoi që ne të mos kualifikoheshim”, u shpreh Durmishaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat