Ish futbollisti i mirënjohur Kujtim Shala kujton kohën e artë të tij, kohën e para 29 viteve (vitit 1990) dhe lumturinë e vazhdueshme familjare të tij. Periudhë që nuk harrohet, periudhë e shkëlqyeshëm kur ishte pjesë e klubit të madh kroat Dinamo nga Zagrebi.
Ai ka publikuar foton me bashkëshorten e tij, duke shkruar në profilin e tij: “Opatija 1990, me Jehonën, Andisin, Teutën”.
Shala aktualisht jeton e vepron në Gjermani dhe edhe sot përmendet me shumë krenari nga gjeneratat e vjetra, duke e vlerësuar futbollist që rrallë lind Kosova.