Bakayoko flet për sezonin e Milan, kjo është dëshira e tij

Futboll

Bakayoko flet për sezonin e Milan, kjo është dëshira e tij

Më: 4 mars 2019 Në ora: 22:25
Tiemoue Bakayoko

Mesfushori i Milan, Tiemoue Bakayoko, ka bërë të ditur se cila është dëshira e tij për këtë sezon.

Bakayoko nuk pati paraqitjet më të mira në fillimin e sezonit, por bëri mirë dhe riktheu gjithçka në favorin e tij.

Nga vërshëllimat e tifozëve, tashmë ka vetëm lëvdata dhe duartrokitje për ish lojtarin e Monacos.

Lojtari ka një dëshirë, që këto duartrokitje të tifozëve t’i shpërblejë në fund të sezonit me kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

“Pesë vite kanë shkuar që kur tifozët e Milan kanë dëgjuar për herë të fundit hymnin e Ligës së Kampionëve, dhe unë dua të jem aty në ‘San Siro’ kur ata do të kthehen për ta dëgjuar” ka thënë Bakayoko.

Gattuso fillimisht e kishte kritikuar shumë lojtarin në fjalë, por së fundmi ka bërë të ditur se do të dëshironte qëndrimin e tij.

Madje, është propozuar një shkëmbim Franck Kessie – Tiemoue Bakayoko, pasi Chelsea zotëron kartonin e Bakayoko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat