Drita me pikë të plota nga Theranda

Futboll

Drita me pikë të plota nga Theranda

Nga: K. G. Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:32
Pamje nga ndeshja

Ballkani nga Theranda lëshoi mundësinë e mirë për fitore, edhe pse ishte në epërsi, por nuk ia doli në duel me kampionin në fuqi Drita nga Gjilani. Drita triumfoi me rezultat 2:1 kundër Ballkanit në Therandë, në ndeshjen e javës së 21-të të elitës së futbollit të Kosovës. Gjilanasit importuan tri pikë që nuk maten as me ari dhe janë në një pozicion shumë të mirë, me pretendime që të ruajnë deri në fund të kampionatit. Në minutën e 5-të, Përparim Livoreka zëvendësohet nga Përparim Osmani, për shkak të lëndimi. Në minutën e 13-të, Jetmir Topalli kaloi në epërsi vendasit, por Drita këndellet dhe barazon e më pas shënon edhe golin e fitores. Në minutën e 57-të, Haxhi Neziraj në kërkim për të harkuar, topi përplaset me shtyllën dhe përfundon në rrjetë, 1:1. 20 minuta pa përfunduar takimi (70) Kyrian Nwabueze  përfiton nga një pasim i bukur i Xhevdet Shabanit dhe realizon për 2:1. Drita është në vend të katërt me 32 pikë, ka pesë më shumë se Ballkani në pozitën e tetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat