Mourinho nuk u kthye në krye të Realit

Futboll

Mourinho nuk u kthye në krye të Realit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 14:21
Ramon Calderon

Jose Mourinho nuk u kthye në krye të Realit të Madridit pasi disa nga lojtarët veteranë vunë veton, duke e detyruar presidentin Florentino Perez të bënte të mundur kthimin në “Bernabeu” të Zinedine Zidane. Një version ky i besueshëm kur zbulohet nga ish-presidenti i “Los Blancos”, Ramon Calderon. Zidane u emërua trajner i Real Madridit të hënën, pas shkarkimit të Santiago Solarit. Francezi u kthye në Madrid vetëm dhjetë muaj pasi ishte larguar, pas triumfit të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve. “Mendoj se është zgjedhja e duhur. Alternativa tjetër ishte Mourinho, por në ditët e fundit, liderët e dhomës së zhveshjes kërkuan që të mos kthehej portugezi. Mourinho la shumë probleme kur u largua nga Real. Ishte trajner kontrovers, kishte shumë probleme dhe tifozët ishin të ndarë. Ai është trajner i mirë, nuk kam asnjë dyshim për këtë gjë, ai ka shumë trofe, por ai e ka një problem e liderët e ekipit.” Përkundër sukseseve në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës gjatë kohës së Mourinhos u shfaqën shumë probleme në skuadër. Ky tension bëri që të largohej edhe Iker Casillas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat