Nis kriza për United, Solskjaer mbrohet pas dy humbjeve radhazi

Futboll

Nis kriza për United, Solskjaer mbrohet pas dy humbjeve radhazi

Më: 17 mars 2019 Në ora: 10:42
Ole Gunnar Solskjaer

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka deklaruar se ekipi i Manchester United ka bërë një hap të madh pas në rrugëtimin e tij. Norvegjezi nuk e ka marrë aspak mirë humbjen 2-1 që United pësoi nga Wolverhampton në FA Cup, duke u eliminuar nga ky turne. Madje trajneri Solskjaer ka kritikuar fort skuadrën, duke e cilësuar këtë ndeshje si më të dobtën e ekipit të tij, që kur ai është në krye të skuadrës.

Pas 9 fitoresh radhazi skuadra e Manchester United pësoi dy humvbje radhazi, fillimisht ndaj Arsenal e tani ndaj Wolves. Dy disfata që vijnë në një moment jo të mirë, kur vendoset e ardhmja e sezonit si për skuadrën ashtu dhe për trajnerin. “Bëmë një hap të madh pas. Kjo mbetet ndeshja më e dobët e United që kur unë jam në krye të skuadrës”, u shpreh Solskjaer.

“Një javë më parë ishim të lumtur pas kualifikimit në Champions, por tani kemi humbur kualitetet që treguam në Paris. Nuk ishim në gjendje të kontrollonim lojës, sidomos në pjesën e dytë. Ndaj Arsenal luajtëm mirë edhe pse humbëm, por ndaj Wolves luajtëm mjaft keq në fushë, nuk meritonim fitoren. Duhet autokritikë për të mos përkeqësuar situatën pikërisht tani. Unë kam besim te skuadra dhe do të rikthehemi shpejt te fitorja”, tha Solskjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat