Mourinho: Messi dhe Ronaldo janë të pafat që luajnë në të njëjtën gjeneratë

Futboll

Mourinho: Messi dhe Ronaldo janë të pafat që luajnë në të njëjtën gjeneratë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 09:28
Messi dhe Ronaldo

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë të dy me fat dhe të pafat që po luajnë në të njëjtin gjeneratë, tha ish trajneri i Manchester United Jose Mourinho duke komentuar mbi debatin e gjatë për kush është më i miri.

Mourinho vlerësoi të dy yjet e futbollit dhe tha se në se do ta kishim vetëm Messin ose Ronaldon njëri nga ta do të fitonte 10 “Topa të Artë”.

Mourinho na rikujtonë se që të dy janë fitues të pesë fisht të “Topit të Artë”.

“Unë mendoj se ata janë me fat dhe të pafat që po luajnë në të njëjtën gjeneratë. Ata janë me fat, sepse mund të konkurrojnë me njëri-tjetrin.

“Tani, mendoj se ata e kanë vënë shiritin si lojtarët më të mirë të botës. Po ashtu ne kemi lojtarë të rinj që do t’i quaja ‘monsters’.

“Këta dy lojtarë do të jenë modeli më i mirë për Neymar, (Kylian) Mbappe dhe (Antoine) Griezmann”, përfundoi Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat