I mbijetoi tragjedisë ku u rrëzua avioni i ekipit, 3 vite më vonë vdiq në fushën e futboll

Futboll

I mbijetoi tragjedisë ku u rrëzua avioni i ekipit, 3 vite më vonë vdiq në fushën e futboll

Më: 27 mars 2019 Në ora: 12:55
Rafael Henzel

Gazetari brazilian Rafael Henzel, ishte mes të mbijetuarve në vitin 2016, pas tragjedisë së Chapecoenses ku avioni i ekipit u rrëzua, e për pasojë mbetën të vdekur pothuajse të gjithë pjesëtarët.

Por, ditën e djeshme, nga Brazili raportohet se gazetari 45-vjeçar, kishte rënë pa ndjenja në tokë, si pasojë e një ataku në zemër, teksa luante futboll me miqtë e tij në një fushë të vogël.

Rafael Henzel është shoqëruar menjëherë drejt spitalit, por për fat të keq nuk arriti të kthehet në jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat