Pas emërimit të Solskjaer si trajner, Rashford pret edhe diçka nga Man Utd

Futboll

Pas emërimit të Solskjaer si trajner, Rashford pret edhe diçka nga Man Utd

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:18
Marcus Rashford

Emërimi i Ole Gunnar Solskjaer në pozitën e trajnerit është pritur shumë mirë nga adhuruesit e Manchester United.

Ky emërim i ka pëlqyer shumë edhe yllit të skuadrës, Marcus Rashford, i cili dëshiron të vazhdoj me United, sipas ‘Sky Sports’.

Rashford ishte i frustruar me situatën në skuadër derisa Mourinho ishte në stolin e Untied, dhe me kontratën që i skadon në 2020, ai nuk ishte gati të rinovonte.

Por, pas një serie të jashtëzakonshme me trajnerin norvegjez, duket sikur ylli anglez tashmë do të nënshkruaj kontratën e re.

Marcus Rashford është gati që të vazhdojë qëndrimin e tij në ‘Old Trafford’ dhe po pret për ‘djajtë e kuq’ që të vijnë me një ofertë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat