Messi: Më mungon Ronaldo

Futboll

Messi: Më mungon Ronaldo

Më: 29 mars 2019 Në ora: 22:33
Messi dhe Ronaldo

Ylli argjentinas ka folur rreth zbrazëtirës që ka lënë largimi i Cristiano Ronaldos në futbollin spanjoll.

Për shumë vite ishin rivalët më të mëdhenj. Njëri me Barcelonën e tjetri me Real Madridin, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë qenë dy futbollistët që kanë fituar çdo çmim në dhjetë vitet e fundit.

Megjithatë, Ronaldo në fund të sezonit të shkuar vendosi të largohej nga Reali, për t’u transferuar te Juventusi në Itali dhe Messi tregon se mungesa e portugezit është e ndjeshme në La Liga.

“Më mungon Cristiano”, ka thënë Messi për mediat në Argjentinë. “Ndonëse ishte pak e vështirë ta shihja teksa fitonte trofe, ai i ka dhënë prestigj La Ligas”.

“Tani Juventusi është një kandidat për ata fituar Ligën e Kampionëve, pasi kanë Ronaldon në ekip”, ka theksuar Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat