Liverpooli shënon fitore të madhe

Futboll

Liverpooli shënon fitore të madhe

Nga: Kemajl Goca Më: 31 mars 2019 Në ora: 19:25
Liverpooli shënon fitore të madhe

Skuadra e Liverpoolit shënoi fitore të madhe dhe në çastet e fundit me rezultat 2:1 ndaj Tottenhamit, në derbin e javës së 32-të të Premier Leasgue në futboll. Një fitore e ëmbël dhe që nuk matet as me ari dhe e rikthen në kreun e tabelës. Një lojë me shumë emocione e stres deri në sekondat e fundit. Por djelmoshat e trajneri Jurgen Klopp ia dolën në çastet e fundit dhe aktualisht janë në krye të renditjes me 79 pikë, kanë një ndeshje e dy pikë më shumë se Manchester City që mban vendin e dytë dhe Tottenham është i treti me 61.

Në një ndeshje mjaft të mirë mes Liverpoolit dhe Tottenhamit, ku vendasit dolën fitues. Te dyja skuadrat dhanë maksimumin, por Liverpopli ka qenë me fat në triumfin e madh, duke iu falënderuar golave të Firminos (16') e Alderweereld (autogol 90'), ndërsa Lucas (70') shënon për Tottenham. Xherdan Shaqiri sërish ngrohu bankën, asnjë minutë lojë! Klopp është i gëzuar për fitoren e madhe dhe me shumë se kurrë, ndërsa Tottenham ka qenë i pafat dhe u kthyen duarthatë për në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat