Ethet e Champions League

Futboll

Ethet e Champions League

Më: 9 prill 2019 Në ora: 10:47
Ethet e Champions League

Champions League rikthehet sot (21.00 e martë), me dy ndeshjet tejet interesante që zhvillohen në mbrëmje. Tottenham – Manchester City do të jetë përballja e gjitha angleze, që luhet në stadiumin e ri të Tottenhamit.

City për të arritur në çerekfinale, në fazën e 1/8-ës e eliminoi Schalken, ndërkaq Tottenhami triumfoi ndaj Dortmundit.

Kurse, përballja tjetër është ajo ndërmjet Liverpoolit e Portos në ‘Anfield’. Të kuqtë, që arritën në finale edicionin e kaluar, dëshirojnë ta përsërisin suksesin e njëtjë edhe këtë vit, duke arritur në finalen e cila do të zhvillohet në ‘Wanda Metropolitano’.

Të dyja ndeshjet luhen me fillim nga ora 21:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat