Zeneli në përbërjen e muajit!

Futboll

Zeneli në përbërjen e muajit!

Më: 9 prill 2019 Në ora: 17:19
Zeneli në përbërjen e muajit!

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli vazhdon të dhurojë paraqitje të mira në kampionatin francez, duke merituar në muajin që lamë pas edhe formacionin më të mirë. Revista dhe platforma sportive “Who Scored” e vendosi mesfushorin e lindur në Suedi, si më të mirin në rolin e tij në ligën franceze për renditjen e muajit mars.

Në një skemë virtuale 4-4-2, 24-vjeçari i skuadrës së Reims-it është zgjedhur më i miri në krahun e majtë. Arbër Zeneli meritoi formacionin më të mirë në mesin e yjeve të tillë, si Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria.

Zeneli u transferua tek ekipi i Reimsit gjatë afatit kalimtar te janarit, e deri tani ka shënuar dy gola dhe ka dhënë dy asistime në elitën e futbollit francez. I lindur në Seter të Suedisë më 25 shkurt 1995, Zeneli luajti me të gjitha përfaqësueset e moshave të Suedisë deri në vitin 2016, kur zgjodhi të luajë për Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat