E çuditshme: stadiumi i Shkupit merr emrin e një këngëtari!

Futboll

E çuditshme: stadiumi i Shkupit merr emrin e një këngëtari!

Më: 11 prill 2019 Në ora: 19:06
E çuditshme: stadiumi i Shkupit merr emrin e një këngëtari!

Ashtu si është lajmëruar nga shumë media, "Philipp II Arena", stadiumi kombëtar i Shkupit, në Maqedoninë Veriore, do të ndryshojë emër dhe do të quhet së shpejti "Toše Proeski Stadium". Pse ky emër? Në nder dhe kujtim të këngëtarit maqedonas, Toshe Proeski, që përfaqësoi vendin e tij në Eurovision në vitin 2004, me këngën "Life".

Stadiumi "Philipp II Arena" ka një kapacitet 34.460 vende dhe në të zhvillohen jo vetëm ndeshje futbolli, por edhe koncerte dhe evente atletike.

Proeski u rendit në vend të 14-të në Eurovision dhe bëri shumë bujë, teksa humbi jetën më pas në 16 tetor 2007, në një aksident me makinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat