Klubi italian vazhdon ta ketë shumë aktive faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Këngëtari i njohur kanadez Drake është kthyer në “ters” për klubet e futbollit, pasi që lojtarët që bëjnë foto me të, në ndeshjen e radhës humbasin.
Shakatë në rrjetet sociale në lidhje me këngëtarin kanë shtyrë administratorët e faqes zyrtare të Romës, t’ua ndalojnë futbollistëve fotografitë me Drake.
“Të gjithë lojtarët e Romës e kanë të ndaluar të bëjnë foto me Drake deri në fund të stinorit”, shkruan faqja zyrtare e Romës në Twitter.
Sigurisht edhe kjo është një shaka e bukur nga faqja e klubit italian, por që ka bërë të diskutohet shumë në rrjete sociale për kreativitetin e saj.