Ajaxi senzacional e hesht ‘Zonjën e Vjetër’! Messi shkatërron ‘Djajtë e Kuq’ - Bota Sot
Ajaxi senzacional e hesht ‘Zonjën e Vjetër’! Messi shkatërron ‘Djajtë e Kuq’

Futboll

Ajaxi senzacional e hesht ‘Zonjën e Vjetër’! Messi shkatërron ‘Djajtë e Kuq’

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2019 Në ora: 21:19
Ajaxi dhe Ronaldo

(E plotësuar) - Ajaxi nga Amsterdami tregoi edhe një herë se rastësisht nuk e rrëzoi kampionin në fuqi të Evropës, Real Madridin.
Pas rrëzimit të kampionit në fuqi të Evropës e bëri me vaj edhe Juventusin, duke e lënë të shtangur midis Torinos. Ajaxi triumfoi me 2:1 dhe falë barazimit (1:1) në sfidën e parë në Amsterdam, me rezultat të përgjitshhëm 3:2 eliminoi kampionin italian Juventusin.

“Zonja e Vjetër” e hështur, lëshoi rastin ideal me Cristiano Ronaldon që të shkojnë në gjysmëfinalen e Champions League. Nuk mjaftoi goli i futbollistit Cristiano Ronaldo në minutën e 28-të, sepse kjo e ndezi edhe më fortë Ajaxin, sidomos në minutat vijues dhe shënuan dy herë duke e lënë të shtangur ekipin vendas. 

Në minutën e 28-të, Cristiano Ronaldo me kokë nga afërsia shënon për 1:0. Pas gjashtë minutave (34’)  van de Beek barazoi rezultatin 1:1, pasi që e zuri në gjumë mbrojtjen vemdase. Në minutën e 67-të, Matthijs de Ligt e shokon Torinon kur shënon për fitoren 1:2 të Ajaxit dhe që i hapi rrugën e kualifikimit, ku tani e presin Tottenhamin ose Manchester Cityn në gjysmëfinale.

Image

Messi

Barcelona me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 3:0 Manchester Utd, duke shkuar më tutje dhe e presin në gjysmëfinalen Liverpoolin ose Porton. Barcelona avancon tutje me rezultat të përgjithshëm 4:0, pasi që sfidën e parë e kishte fituar në ‘Old Trafford’ me 1:0. Në minutën e 16-të, magjia e Lionel Messit përvëluese për Manchester Utd.

Kjo epërsi e hershme ishte një goditje e madhe për skuadrën angleze. Ai iu shmang disa futbollistëve dhe nga rreth 18 metra la të shtangur portierin e Manchester Utd, 1:0. Në minutëm e 20-të, sërish Messi, në formë dhe shënon për 2:0. Messi nga rreth 18 metra me një goditje përtoke ku topi futet ndër krahët e portierit të Manchester Utd, de Gea dhe në këndin e djathtë, 2:0.
Në minutën e 61-të, gjithçka e qartë, Barcelona siguron vizën për në gjysmëfinalen e madhe të Champions League. Futbollisti  Philippe Coutinho thellon fitoren në 3:0. Barcelona dhe Ajaxi janë kualifikuar në gjysmëfinale, tani pritet t’i bashkohen edhe dy ekipe tjera. Senzacionale është Ajaxi, për shkak se ka arritur në mesin e katër skuadrave më të mira dhe ka gjasat e mëdha që të shkojë edhe në finalen e madhe që do të ishte befasia më e madhe deri me tash.  

87' Barcelona veç e ka siguruar kualifikimin.

67' Juventusi në shok, Ajaxi në festë tash për tash në Torino, për faktin se po avancon me rezultat 1:2. Matthijs de Ligt realizon për 1:2 dhe lë të habitur kampionin e Italisë.

61’ Gjithçka e qartë, Barcelona siguron vizën për në gjysmëfinalen e madhe të Champions League. Futbollisti  Philippe Coutinho thellon epërsinë në 3:0.

59' Manchester Utd është në një situatë të vështirë dhe me pak shpresa për ndonjë mrekulli, kurse Ajaxi lufton për të befasuar edhe Juven sikur që e la pa fjalë Real Madridin.

53' Juventusi është në presion sepse ky rezultat e dërgon në vazhdime, kurse Ajax synon mrekullinë.

48 Barcelona është e qetë dhe afër kualifikimit, Manchester Utd i duhen tri gola për të shënuar dhe për fituar me 2:3 për të shkuar më tute, pak shpresa.

Përfunduan pjesët e para.

44' Barcelona është komode, ka një epërsi shumë të mirë me rezultat 2:0 dhe pothuajse është në gjysmëfinale, kurse Ajaxi e ka vënë në presion të plotë Juven.

Image

Ronaldo

34' van de Beek barazoi rezultatin 1:1, fut në presion Juventusin. Nuk reagoi si duhet mbrojtja e Juves dhe van de Beek se pati të vështirë të shënon.

28' Juventusi nuk ka gjallë pa Cristiano Ronaldon i cili meriton notë dhjetëshe dhe është njeriu më i merituari që skuadra italiane po arrin suksese. Ai shënon për epërsinë e "Zonjës së Vjetër".

Image

Juventus-Ajax

20' Sërish Messi, maestro në formë dhe shënon për 2:0. Messi nga rreth 18 metra me një goditje përtoke dku topi futet ndën krahët e portierit të Manchester Utd, de Gea dhe në këndin e djathtë, 2:0.
16' Magjia e Lionel Messit përvëluese për Manchester Utd. Kjo epërsi e hershme është një goditje e madhe për skuadrën angleze. Ai iu shmang disa futbollistëve dhe nga rreth 18 metra la të shtangur portierin e Manchester Utd, 1:0.

14’ Lojë e mirë si në Camp Nou si në Torino, mysafrët kërkojnë me ngulmë golin, sepse nuk kanë çfarë të humbin, por vendasit janë të motivuar deri në pikën e fundit, pasi e kanë rezultat sado kudo në favor të tyre.

5. Nuk ka gola në asnjë  ndeshje.
Fillojnë ndeshjet.

Manchester Utd është në presion të humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 1:0 nga Barcelona dhe sonte e pret sfidë e vështirë në Camp Nou, në kuadër të çerekfinales së Champions League në futboll.

Në Torino është e hapur gjithçka mes Juventusit dhe Ajaxit, pasi takimi i parë në Amsterdam kishte përfunduar me rezultat 1:1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...