Tottenham me shumë mungesa ndaj Man City, formacionet e ndeshjes - Bota Sot
Tottenham me shumë mungesa ndaj Man City, formacionet e ndeshjes

Futboll

Tottenham me shumë mungesa ndaj Man City, formacionet e ndeshjes

Më: 17 prill 2019 Në ora: 10:23
Ilustrim

Manchester City dhe Tottenham do të zhvillojnë sot ndeshje e dytë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Tottenham e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat minimal,1:0, gjersa sot do të jetë mysafir i Manchester Cityt.

Ndeshja kthyese në Ligën e Kampionëve të zhvillohet në ‘Etihad Stadium’, gjersa fillon në ora 21:00.

Manchester City në këtë ndeshje do të jetë pa Claudio Bravon dhe Zinchenko, që janë të lënduar.

Nga ana tjetër, Tottenham do të jetë pa Serge Aurier, Eric Dier, Janssen, Harry Kane, dhe Harry Winks, gjersa në pikëpyetje do të jenë Dele Alli dhe Erick Lamela.

Më poshtë mund t’i shikoni formacionet e mundshme të ndeshjes, Manchester City – Tottenham:

Man City: Ederson; Walker, Stones, Laporte, Zinchenko; De Bruyne, Fernandinho, David Silva; Bernardo Silva, Jesus dhe Sterling.

Tottenham: Lloris; Alderweireld, Sanchez, Vertonghen; Trippier, Sissoko, Winks, Davies; Eriksen, Alli dhe Son. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...