Jugones: “Bale dëshiron të qëndrojë në Real”

Futboll

Jugones: “Bale dëshiron të qëndrojë në Real”

Më: 19 prill 2019 Në ora: 18:11
Gareth Bale

Bale nuk dëshiron të largohet nga Reali, ky është lajmi që jep gazetari i “El Chiringuito de Jugones”, Josep Pedrerol.

Pas sezonit negativ në Madrid në mungesë të Cristiano Ronaldos, Gareth Bale ka kohë që shihet me një këmbë jashtë Real Madridit.

Por, ka ndodhur një kthesë e papritur.

Josep Pedrerol i “El Chiringuito de Jugones”, nga burime të sigurta ka bërë të ditur se uellsiani iu ka treguar drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi.

“Bale ia ka bërë me dije Realit se nuk dëshiron të largohet në verë, ai dëshiron të qëndrojë”, thotë Pedrerol.

29-vjeçari, që ka shënuar vetëm 14 gola në 34 paraqitje këtë edicion dhe ka qenë dështim duke mos arritur të shpëtojë Realin pa Ronaldon e larguar, është pjesë e klubit që nga viti 2013.

Ai në total ka bërë 228 paraqitje me fanellën e bardhë dhe ka shënuar 102 gola në të gjitha garat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat