Kovac i kënaqur me qetësinë e Bayern në momentet vendimtare të sezonit - Bota Sot
Kovac i kënaqur me qetësinë e Bayern në momentet vendimtare të sezonit

Futboll

Kovac i kënaqur me qetësinë e Bayern në momentet vendimtare të sezonit

Më: 21 prill 2019 Në ora: 08:38
Niko Kovac

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, është shprehur shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij këtë fundjavë.

Bayern shënoi fitore minimale kundër një rivali aspak të lehtë si Werder Bremen, duke rikthyer kështu kreun e tabelës.

Ndeshja mes gjigantit bavarez dhe skuadrës së Milot Rashicës, u vendos nga goli i vetëm i shënuar nga Niklas Sule.

Por, edhe pse fitorja ishte minimale, trajneri kroat është shprehur i lumtur me qetësinë që ka treguar skuadra e tij në fushë, përkundër momenteve vendimtare në kampionat.

Madje, sipas trajnerit, ishte pikërisht kjo pika që i ndihmoi më së shumti skuadrës së tij për arkëtimin e tri pikëve.

“Ishte e vështirë për të dy skuadrat. Moti dhe kushtet ishin ekstreme” ka thënë Kovac për faqen zyrtare të Bayern.

“Nga ngrirja, deri pothuajse në 25 gradë, nuk është e lehtë. Ne e dimë se Werder janë shumë të vështirë. Kështu, ne luajtëm qetë” ka thënë tutje trajneri kroat.

“Kartoni i kuq padyshim se bëri gjërat më të lehta për ne në pjesën e dytë. Unë do të doja që të kishim më shumë shanse sesa ato që patëm” ka shtuar Niko.

“Por, mjafton 1:0. Ne kemi tri pikët dhe jemi të lumtur që mund të festojmë pashkët si liderë. Fitorja ishte e merituar” ka thënë ndër të tjerash Kovac.

Me Bayern dhe Dortmund që kanë katër pikë diferencë (Dortmund ka një lojë më pak), situata është shumë e komplikuar në Bundesliga sa i përket titullit të kampionit.

Gjasat janë të mëdha që kampioni i këtij edicioni të vendosët vetëm në xhiron e fundit të kësaj kampanje. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...