Skuadra e Levantes ka shkatërruar Betisin me rezultat 4:0, në ndeshjen e javës së 34-të në La Liga, duke ndërprerë serinë prej nëntë ndeshjeve pa fitore. Enis Bardhi e nisi ndeshjen nga fillimi, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe ishte ndër më të merituarit për fitoren e skuadrës së tij. Në finish të pjesës së parë ai detyroi Lorenin të shënojë autogol për 2;0, kurse në finish të lojës asistoi për Koken i cili shënoi për 4:0.
Pas fitores Levante ka ikur nga zona e rrezikut dhe tani gjendet në vendin e 14 me tre pikë më shumë se Girona.