Barcelona ofron 115 milionë euro për Rafshordin

Futboll

Barcelona ofron 115 milionë euro për Rafshordin

Më: 26 prill 2019 Në ora: 14:20
Marcus Rashford

Klubi katalanas është në garë për sulmuesin e Manchester United.

Barcelona po bën çmos për të bindur Manchester Unitedin që t’ia shesë Marcus Rashfordin, madje sipas medieve në Spanjë katalanasit janë të gatshëm të paguajnë plot 115 milionë euro.

21-vjeçari që është pjesë e akademisë së Djajve të Kuq ka shkëlqyer me ekipin e parë, duke realizuar 45 gola në 167 ndeshje me ekipin e parë.

Barcelona që dëshiron të ketë një sulmues të ri për të ardhmen e sheh Rashfordin si lojtarin ideal që mund ta zëvendësojë Luis Suarezin.

Ndërkohë edhe Manchester United po mundohet ta bindë Rashfordin për të vazhduar kontratën, duke i ofruar atij një rritje të pagës nga 80 mijë sa fiton në javë në plot 300 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat