Pogba refuzon turneun në Kinë me “Djajtë e Kuq”

Futboll

Pogba refuzon turneun në Kinë me “Djajtë e Kuq”

Më: 26 prill 2019 Në ora: 18:07
Paul Pogba

E ardhmja e Pol Pogba është gjithmonë e më tepër larg Mançester Junajtid. Lajmet e fundit nga mediat sapnjolle folin se mesfushori francez do të braktis kampionatin anglez gjatë verës për t’u transferuar në Spanjë ose në Itali. Sipas “La Sexta”, Pogba ia ka bërë të ditur klubit se nuk dëshiron të dorëzojë dokumentacionin për të shkuar në Kinë me “Djajtë e kuq”, në turneun e parashikuar për verën e ardhshme. Pogba synon të nisë një aventurë të re dhe për momentin është në dilemë për rikthimin te Juventusi, apo për transferimin te Real Madrid, ku e pret trajneri Zidan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat